PolitikaZgjedhjet lokale 2015

Exit-Poll-i paraprak-Rezultatet për Tiranën, Shkodrën dhe Durrësin

IPR Marketing &Ora News publikuan exit pollin e parë mbi rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në qarqet Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Sipas organizatorëve, rezultatet e sondazhit i referohen procesit të votimit deri në ora 15:00-16:00.
Shifrat e publikuara për qarkun Tiranë nxjerrin fitues kandidatin e koalicionit të majtë, Erjon Veliaj, me 52-54 për qind të votave, kundrejt 38-42 për qind të rivalit të djathtë Halim Kosova.
Për sa i takon kandidatëve të pavarur, Gjergji Bojaxhi parashikohet të ketë fituar 4-6 për qind të votave, kandidati Sazan Guri 0.5-2.5 për qind, ndërsa Arben Tafaj 0 për qind të votave.
Në qarkun Shkodër exit poll-i projekton fituese Voltana Ademin, kandidate e koalicionit të djathtë “Aleanca për Punë dhe Dinjitet” me 51-55 për qind të votave. Në vend të dytë renditet Keti Bazhdari, kandidate e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e cila, sipas parashikimeve, ka fituar 41-45 për qind të votave.
Ndërsa në Durrës sondazhi i IPR Marketing&Ora News nxjerr fitues kandidatin e majtë Vangjush Dako, me 50-54 për qind të votave, ndërsa kandidatja e djathtë Grida Duma ka fituar 46-50 për qind të votave.
Sipas organizatorëve marzhi i gabimit teorikisht duhet të jetë 1-2 pikë jashtë kësaj përqindje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button