Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 22 qershor 2015

Horoskopi për datën 22 qershor 2015

Dashi

Në investimin e parave do të jeni të zotë, vetëm se duhet të bëni shumë sakrifica. Mos i besoni askujt sot. Mes kolegëve dhe shokëve do të ketë xhelozi të vogla. Jini të kujdesshëm.

Demi

Miqësi virtuale problematike, seleksionojini disa. Mbase jeni pak të nxituar në çështjet e punëve dhe ato profesionale. Mos kini turp t’u jepni dorën personave që kanë nevojën tuaj.

Binjakët

Shkëmbejini më shumë opinionet tuaja: nuk duhet t’i impononi, por vetëm t’i vini më në pah. Nëse mendoni se keni gjetur thesar duhet të dini se nuk janë miqtë, por partneri juaj.

Gaforrja

Do t’ju japin këshilla mjaft të mira. Dëgjoni ato çka të tjerët kanë për t’ju thënë. Me pak durim dhe qetësi mund të arrini ato që dëshironi. Keni eksperiencë dhe forcën e duhur për ta bërë.

Luani

Të lindurit ditën e hënë do të marrin një dhuratë, modeste, por gjithsesi mbetet dhuratë. Ju ndërkohë dhurojini diçka që keni dëshiruar gjithnjë. Marrëdhëniet me familjarët mund të agravohen.

Virgjëresha

Gjykojeni mirë çdo gjë dhe mos u kushtëzoni nga presione të jashtme. Munduni t’i “kuroni” më shumë raportet me të tjerët. Mos bëni kapriçio të kota dhe përpiquni të punoni për veten tuaj.

Peshorja

Do të ndiheni të acaruar dhe pa asnjë arsye të vërtetë: faji i takon mbase stresit që keni grumbulluar në muajt e kaluar. Ndërmerrni një dietë të mirë dhe pushoni më shumë.

Akrepi

Mundësi të mira për një punë të re: shfrytëzoni mbështetjen e dy personave veçanërisht besnik. Besojini një bricjapi. Mundësi krizash në çift, sidomos nëse raporti juaj i ka kaluar dy vjet.

Shigjetari

Dikush që e keni njohur prej pak kohësh është shumë ndryshe nga ajo çka thotë se është. Zbulojeni shpejt pa u lënduar. Mundësi të mira suksesi për sa i përket shtëpisë dhe çështjeve familjare.

Bricjapi

Perspektiva të pakta dhe energji të ulëta. Gjithsesi, kini parasysh se duhet të impenjoheni deri në fund. Do të jeni vetë ju që do të kuptoni se forca nuk do t’ju braktisë kurrë. Në asnjë rast.

Ujori

Për ju të peshqve sot janë parashikuar miqësi të reja shumë interesante që mund të ndryshojnë ritmet e jetës tuaj. Për të arritur atë ç’ka keni në zemër duhet të jeni të vendosur.

Peshqit

Do të arrini të zgjidhni një problem që ju shqetëson prej kohësh. Miqtë dhe bashkëpunëtorët do t’ju admirojnë. Organizoni një darkë romantike. Nëse keni mundësi ndihmoni dikë në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.