Politika

Në 15 bashki lufta mes koalicionit të majtë dhe atij të djathtë po bëhet kuti më kuti.

Ngjyra vjolë: Koalicioni i majtë
Ngjyra blu: Koalicioni i djathtë
Ngjyra e verdhë: MEGA
Ngjyra gri: Të pa numëruara

Nga të dhënat e orës 14.30 rezulton se Partia Socialiste kryeson në bashkitë e Beratit, Krujës. Rrogozhinës Kuçovës, Maliqit, Matit dhe Sarandës.

Ndërsa demokratët janë përpara në Lezhë, Dropull, Kamëz, Këlcyrë, Klos, Pogradec dhe Shkoder.

Ne Bashkine e Kamzes kane mbetur akoma pa u numeruar qendrat e votimit te Bathores ku demokratet pretendojne se kane nje numer te konsiderueshem votash, ndersa per te majtet kane mbetur disa qendra ne Babrru.

Ndersa ne Lezhe deri tani jane numeruar qendrat e votimit ne qytetin e Lezhes, ku e majta ka krijuar gjithmone avantazh. Nderkohe qe kane mbetur pa u numeruar disa zona si Shen Koll, Balldren, Shengjin dhe Ungrej, ku PD pretendon se mund te kete numer me te madh votash.

Bashkitë kokë më kokë

Berat +416 vota PS (61/124 kuti)

Lezhë +503 vota PD (66/121 kuti)

Dropull +666 vota PD kundër PBDNJ (22/40 kuti)

Kamëz +670 vota PD (43/120 kuti)

Këlcyrë +37 PS (18/22 kuti)

Kucove +601 vota PS (34/69 kuti)

Maliq +1600 vota PS (73/82 kuti)

Mallakastër +540 vota PD (43/56)

Pogradec +1600 PD (99/117 kuti)

Rrogozhinë +1000 PS (48/54 kuti)

Saranda +700 vota PS (43/50 kuti)

Shkodër +1200 votë PD (18/ 245 kuti)

Shijak + 460 vota PS (6/ 53 kuti)

Krujë +500 vota PS (13/88)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button