Home / Politika / Glover: Zgjedhjet, në përgjithësi mirë. Por me defekte

Glover: Zgjedhjet, në përgjithësi mirë. Por me defekte

Shefja e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Audry Glover ka prezanton këtë të hënë raportin paraprak për zgjedhjet vendore.

“Në këto zgjedhje pati një zgjedhje të qartë mes kandidatëve dhe fushata ishte e qetë, duke regjistruar përmirësim krahasuar me më parë. Por mungesa e vullnetit politik nga partitë e mëdha për të zbatuar kuadrin ligjor minoi disi procesin”, ka deklaruar Glover.

Mendojmë se jo të gjitha kërkesat u përmbushën, ka theksuar ajo, duke nënvizuar se, “disa afate ligjore nuk u respektuan dhe disa vendime të mara nga KQZ ishin në kundërshtim me ligjin”.

“Disa KZAZ nuk kanë funksionuar në mënyrë efikase pasi nuk u janë dhënë materialet zgjedhore”, ka thënë Glover. Edhe për mediat kemi pakënaqësi, ka vijuar ajo, duke nënvizuar se, “ndikimi i partive të mëdha kufizoi lirinë e shprehjes”.

Duke ritheksuar se, në përgjithësi zgjedhjet kanë qenë pozitive, shefja e vëzhguesve ka vënë në dukje defekte si votimet në grup dhe gabimet proceduriale.

“Gjithashtu, lëvizjet e militantëve të partive kanë minuar besimin e procesit. ODIHR do të monitorojë pjesën e mbetur të tij”, ka thënë Glover.

Ajo ka shtuar se, raporti përfundimtar mbi zgjedhjet e 21 qershorit do të publikohet pas 2 muajsh, me rekomandime për çuarjen në drejtimin e duhur të zgjedhjeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: