Home / Politika / Delegacioni i BE: Nxisim autoritetet të ndjekin rekomandimet e ODIHR

Delegacioni i BE: Nxisim autoritetet të ndjekin rekomandimet e ODIHR

2015Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë me anë të një deklarate për shtyp ka përgëzuar qytetarët shqiptarë për vendosmërinë e tyre për të votuar.

“Delegacioni i BE-së i ka ndjekur përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 21 qershor 2015 me shumë vemendje dhe i përgëzon qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen dhe vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, thuhet në deklaratë.

BE shton se, “në përputhje me gjetjet dhe observimet paraprake të OSBE/ODIHR shpallur sot, ku verëhen nje numër sfidash, Delegacioni i BE-së i nxit autoritetet kompetente që të sigurojnë ndjekjen e duhur të rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it”.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: