Politika

Rezultatet për 55 bashki. 41 fitohen nga kandidatët e majtë, 13 nga të djathtët

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 55 bashki. Në 41 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 13 fitues janë kandidatët e së djathtës dhe 1 i partisë së minoritetit grek “Mega”.

Pas Korçës dhe Lushnjes koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e mëdha të vendit. Fitorja e ASHE-së konfirmohet në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i fitores në Vlorë.

Në Elbasan, Qazim Sejdini ka siguruar rreth 15 mijë vota më shumë se rivali i tij, Ardjan Turku. Në Gjirokastër, Zamira Rami, ka një avantazh prej 1800 votash.

Me mbi 10 mijë vota avantazh, Armand Subashi shpallet fitues i Bashkisë së Fierit, ndërsa në Vlorë, Dritan Leli i ASHE-së ka një avantazh prej 18400 mijë votash ndaj rivalit të tij, Genc Deromemajt, kur ka mbetur vetëm kutia e fundit për t’u numëruar.

Në Shkodër, ku janë numëruar 124 nga 245 kuti, Voltana Ademi udhëheq me rreth 6280 mijë vota avantazh ndaj Keti Bazhdarit. Suprizë mund të konsiderohet rezultati i Malësisë së Madhe, ku udhëheq me rreth 320 vota kandidati i së majtës.

Edhe në Lezhë, kandidati i Partisë Demokratike udhëheq me rreth 4100 vota ndaj kandidatit të së majtës, Viktor Tushaj, kur kanë mbetur edhe 2 kuti nga fundi.

Ndërkohë, sa i përket Durrësit, kur kanë mbetur edhe 66 kuti për t’u numëruar nga 310 në total, Dako prin me 7150 vota ndaj Grida Dumas.

Në Berat, kur kanë mbetur edhe 16 kuti për t’u numëruar, kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj kryeson me 1600 ndaj Kasëm Mahmutaj.

Në Kukës, me mbi 3 mijë vota avantazh, Bashkim Shehu u APPD u shpall fitues ndaj Hasan Halilajt të ASHE-së.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Shukri Xhelili ka arritur të fitojë në Bashkinë e Dibrës me një avantazh rreth 290 vota ndaj kundërshtarit të tij.

Edhe në Krujë ka fituar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Artur Bushi. Kandidati i majtë fitoi me 54,59% të votave, ndërsa ai i APPD-së, Hamdi Pasha, mori 45,41% të votave.

Votat e qytetarëve kavajas kanë bërë që Elvis Roshi të jetë edhe një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Kavajës. Ai arriti të fitojë me një diferencë rreth 7 mijë vota nga rivali i tij Engjëll Cara, i koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Ndërkohë edhe bashkia e Prrenjasit është fituar nga kandidatët e ASHE. Miranda Rira është kryetarja e re e kësaj bashkia, pasi arriti të merrte 57.73% të votave, ndërsa kundërshtari i saj, Bajazit Karriqi mori 42.27%.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40. Kavajë, Elvis Roshi
41. Krujë, Artur Bushi

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj

Bashkia e Finiqit fitohet nga Mega, me Leonidha Kristo.

Në bashkitë e mbetura vijon numërimi i votave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button