Politika

KZLNDQ vlerëson pozitivisht zgjedhjet e 21 Qershorit

Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ) ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet vendore që u zhvilluan në vend dhe në këtë raport vlerësohet pozitivisht procesi i votimit, me shkelje të rënda në më pak se 4% të qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Por, KZLNDQ-ja ka vënë re se “në një të katërtën e qendrave të votimit kishte raste kur votuesit nuk e gjenin emrin në listat e votuesve”.

Një tjetër problem ishte se, sipas KZLNDQ-së, kishte “mangësi serioze në lidhje me garantimin e të drejtës për pjesëmarrje të plotë dhe në mënyrë efektive në zgjedhje të votuesve me aftësi të
Kufizuara”.

“Më shumë se 57% e qendrave të votimit në rang vendi nuk ishin të përshtatura për të qenë fizikisht të aksesueshme nga votuesit me aftësi të kufizuara dhe në 51% të qendrave të votimit në rang vendi votuesit me aftësi të kufizuar në shikim nuk mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë, për shkak të mungesës së fletëve të votimit në Braille”, lexohet në raportin e Koalicionit për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button