Home / roze / Mila Kunis: Do të jem nënë me kohë të plotë

Mila Kunis: Do të jem nënë me kohë të plotë

W-mila-kunisMila Kunis ka deklaruar se ka shumë mundësi që të bëjë një pushim nga karriera kinematografike në mënyrë që t’i përkushtohet 100% fëmijës së saj të parë që pret me aktorin Ashton Kutcher.

Në një intervistë për revistën ‘W’, aktorja hollivudiane tha: “Jam e sigurtë që Meryl Streep ka një këndvështrim tjetër, por unë jam shumë e emocionuar të jem një nënë me kohë të plotë.”

Gjithashtu, Kunis bëri të ditur se dasma e saj me Kutcher do të jetë shumë e vogël dhe sekrete: “Kurrë nuk kam dashur të martohem, ndërsa tani nuk dua të ftoj shumë persona. Prindërit e mi nuk e kanë problem këtë gjë. Thjesht, ata janë të lumtur që unë kam pranuar të martohem.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: