Home / roze / Charlize Theron e magjishme në sfilatën e Christian Dior

Charlize Theron e magjishme në sfilatën e Christian Dior

charlizeTheronDiorAktorja Charlize Theron u shfaq e mrekullueshme me një fustan të shkurtër ngjyrë ari teksa mori pjesë  në prezantimin e koleksionit të  “Christian Dior Haute Couture” vjeshtë/dimër 2014-2015 në javën e modës në Paris.

Ajo shoqërohej edhe nga i dashuri i saj, Sean Penn. 38 vjeçarja që ka qenë imazhi i parfumit Jadore nga “Christian Dior” për disa vite me radhë, dukej e mrekullueshme me veshjen që kishte zgjedhur, e cila i evidentonte këmbët e gjata. Si e ftuar speciale ishte ulur në rreshtin e parë së bashku me të dashurin Sean Penn duke shijuar krijimet e Dior.

Gjithashtu e pranishme në këtë sfilatë ishte edhe fituesja e çmimit “Oskar”, Jennifer Lawrence që në daljet e saj publike zgjedh gjithmonë markën franceze.  Në prezantimin e koleksionit të Dior ishte edhe aktorja Emma Watson, ku së bashku me Lawrence më pas  morën pjesë në “afterparty” e sfilatës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: