Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 23 qershor 2015

Horoskopi për datën 23 qershor 2015

Dashi

Një okazion i madh, një mundësi e papritur fitimesh, një takim i programuar ose i rastësishëm … Pra dita e sotme për ju do të jetë një ditë me fat. Mos e lini atë t’ju shkojë kot!

Demi

Kjo ditë do të shkëlqehet nga dielli dhe nga hëna e mrekullueshme në fushën e dashurisë. Gjërat private duhet të sqarohen edhe nën aspektin legal dhe burokratik. Suksesi profesional mund të rritet.

Binjakët

Do të keni ndjesinë sikur ju ka humbur diçka. Reflektimet do t’i keni pak të ngadalshme. Por gjithsesi Jupiteri ju sugjeron që të relaksoheni, shijojeni jetën dhe paratë tuaja.

Gaforrja

Sot, familja do të kërkojë vëmendjen tuaj. Dhe ju do të jeni të pranishëm si gjithmonë, madje do të dhuroni momente lumturie dhe dashurie. Filloni të rregulloni letrat.

Luani

Besoni në një sukses të ri dhe të madh që do t’ju ndodhë gjatë verës: filloni që sot. Duhet të përfundoni një bisedë të lënë përgjysmë. Do të keni fat në lojëra.

Virgjëresha

Hëna do t’ju bëjë të ndiheni më vitalë. Do të keni një dëshirë të madhe për eksperienca të reja, jini në sintoni me yjet, të cilët do të favorizojnë ndryshimet në punë ose në shtëpi.

Peshorja

Për ju duket se do të fillojë një betejë e vërtetë profesionale. Nëse kjo gjë nuk ju intereson më atëherë hiqni dorë prej saj. Jini më të interesuar për ndryshimet në familje.

Akrepi

Që nga sot, deri në fund të muajit, Saturni do t’ju bëjë të ndiheni pozitivë. Marsi dhe Plutoni do të jenë dy padronët tuaj, për t’ju dhënë energjinë e duhur, në mënyrë që të arrini atje ku dëshironi.

Shigjetari

Kujtimet e vjetra duket se do t’ju marrin të gjithë kohën e sotme. Për shkak të hënës do të jeni edhe disi të shpërqendruar. Fati do t’ju trokasë në fund të këtij muaji.

Bricjapi

Qëndroni të qetë gjatë udhëtimeve me makinë, shmangni sportet impenjative, por ama ecni sa më shumë të mundni kudo, në mal apo në det. Në punë do të keni shtim të aktivitetit.

Ujori

Sot nuk do të jetë ditë e mirë për të marrë ose për të përfituar të ardhura, mbase këtë shans do ta keni gjatë mesit të javës.

Peshqit

Tashmë duhet të ndiqni vetëm një ëndërr të vetme: dashurinë. Është fjala për dashurinë private, por edhe për atë ndaj familjes, për prindërit, të afërmit apo miqtë. Kjo do të bëhet një forcë e madhe e juaja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: