Maqedonia

Freedom House: Maqedonia shënon rënie në demokraci

Demokracia në Maqedoni vazhdon të shënojë rënie, thuhet në raportin më të ri të organizatës “Freedom House” për vendet në tranzicion. Maqedonia mbetet në grupin e regjimeve hibride mes 29 vendeve të Ballkanit, Evropës Qendrore dhe Azisë Qendrore, por vendi shënon rënie në dy segmente- procesin zgjedhor dhe shoqërinë civile. Në pjesën e raportit kushtuar Maqedonisë, vihet në pikëpyetje përkushtimi i qeverisë mbi pluralizmin politik.

“Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill 2014 u dëmtuan nga anshmëria e mediave pro-qeveritare dhe keqpërdorimi i resurseve administrative, që nga ana tjetër çuan në një bojkot afatgjatët të Kuvendit nga deputetët e opozitës. Qeveria vazhdon me reformat e shumta pozitive institucionale nën mandatin e Bashkimit Evropian, por zhvillimet shqetësuese të viteve të fundit e vënë në pikëpyetje përkushtimin e partisë në pushtet ndaj pluralizmit politik dhe transparencës. Gjatë gjithë vitit 2014, grupe të OJQ-ve dhe lëvizje spontane qytetare bënin presion pa sukses kundër propozimeve problematike të mbështetura nga qeveria, përfshirë ligjet që cenojnë pavarësinë e universiteteve” , thuhet në raportin e “Freedom House” për Maqedoninë.

Sipas nivelit të përgjithshëm të demokracisë, vendi renditet në vendin e14-të, pak para Shqipërisë dhe pas Malit të Zi. Vlerësimi në masë të madhe e ul lirinë e mediave. Nëse merret parasysh pavarësia e forcës së shtatë, Maqedonia është në vendin e 18 nga 29 vende. Më afër nesh janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe menjëherë pas Maqedonisë vijnë Moldavia dhe Kosova.

Hulumtimi “Kombet në Tranzicion”, botohet tashmë 20 vjet. Dekadën e fundit shënohet rënie në vlerat demokratike dhe pothuajse çdo vit numri i regjimeve autokratike rritet, ndërsa zvogëlohet numri i “demokracive të konsoliduara”. Vlerësimi se demokracia në Maqedoni ka rënë i referohet periudhës deri në fund të vitit 2014. Skandali i përgjimeve, ngjarja e Kumanovës, protestat, sulmet e fundit ndaj gazetarëve pritet të jetë pjesë e raportit të ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button