Politika

Kryeministri Rama mesazh shqiptarëve për zgjedhjet

ramaKryeministri Edi Rama bëri të ditur të martën, përmes një postimi në Facebook, se do t’i drejtohet pasditen e sotme shqiptarëve me një mesazh për zgjedhjet e 21 qershorit.

“Në orën 18.00 mesazhi drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 21 qershorit”, citohet postimi i kryeministrit. Kjo do të jetë dalja e parë publike e kreut të qeverisë, pas procesit zgjedhor të së dielës, ku koalicioni i majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” rezultoi fitues në gati 46 bashki, nga 61 në total.

Më herët, ishte Erjon Veliaj, kandidati fitues për Tiranën, i cili, në daljen e parë publike nga selia e Partisë Socialiste, e konsideroi mbresëlënëse fitoren e aleancës së majtë në këto zgjedhje, por dhe përgjegjësi ndaj votës së qytetarëve, për ndryshimin historik të Tiranës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button