Home / roze / Kendall Jenner sfilon në Channel Haute Couture

Kendall Jenner sfilon në Channel Haute Couture

kendrallchannelYlli i reality-t në SHBA, Kendall Jenner, bëri debutimin e saj në Haute Couture. 18-vjeçarja sfiloi për Channel Haute Couture, në javën e modës që po zhvillohet në Paris, Vjeshtë/Dimër 2014-2015.

Shfaqja e Kendall në sfilatën e Channel po çimenton  vendin e saj në botën e modës, duke u larguar pak nga pak nga reality i familjes së saj “Keeping Up With The Kardashians”. Bukuroshja brune bëri debutimin e saj në javën e modës në Paris, në fillim të këtij viti.

Më herët, ajo u zgjodh si një nga imazhet e reja të Givenchy dhe mori pjesë në fushatën e fundit publicitare përkrah Mariacarla Boscono dhe Julia Nobis, dhe me fotografët më të mirë të fashion-it Mert Alas dhe Marcus Piggott.

Lidhja me Givenchy filloi në muajin shkurt, kur sfiloi në pasarelën e Parisit. Karl Lagerfeld vendosi që sfilatën e Channel Haute Couture ta mbyllte me një fustan nusërie për gra shtatzëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.