Bota

Mbahet dialogu kino-amerikan mbi sigurinë strategjike

amerikaqDialogu i 5-të kino-amerikan mbi sigurinë strategjike u mbajt të hënën në Uashington. Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zhang Yesui dhe zv.sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken drejtuan së bashku këtë dialog. Në këtë dialog ishin të pranishëm gjithashtu nënkëshilltari i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kinës Sun Jianguo, zv.sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert O.Work dhe ambasadori amerikan në Kinë Max Baucus.

Palët shkëmbyen pikëpamjet nën një atmosferë të sinqertë, pragmatike dhe konstruktive lidhur me sigurinë strategjike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Palët vendosën që të ruajnë komunikimin dhe koordinimin, të punojnë për shtimin e besimit reciprok strategjik dhe për nxitjen e krijimit të marrëveshjeve të sigurisë strategjike kino-amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button