Home / Sporti / Baku 2015, Gega rekord dhe medalje të artë, Smajlaj medalje argjendi

Baku 2015, Gega rekord dhe medalje të artë, Smajlaj medalje argjendi

bakuKuqezinjtë kanë arritur para dy ditesh rezultatet mjaft të mira në lojërat e Olimpike Europiane “Baku 2015”,  Atletja Luiza Gega ka thyer rekord në garën e 1500 metrave dhe ka fituar medalje të argjendë në garën e 800 metrave.

Atletja Luiza Gega që mban lart flamurin kuqezi arriti të shpallej fituese në garën e 1500 metrave duke fituar edhe medaljen e artë. Ajo çka e bën më të ëmbel këtë sukses është fakti se Gega vendos automatikisht edhe rekordin e Lojërave Europiane Olimpike me Kohën 4 minuta, 11 sekonda e 58 të qindtat.

26-vjeçarja la pas në këtë garë rivalen izraelite Maor Tiyouri dhe kundërshtaren nga Luksenburgu, Martine Nobili.

Kjo është medalja e dytë e Gegës në Baku 2015 pas argjendit të arritur të hënën në garën e 800 metrave. Mes garuesve të tjerë, Astrit Kryeziu nuk arriti të futej në zonën e medaljeve në garën e 800 metrave me vetëm një vend të katërt, ndërsa Izmir Smajlaj u rendit i pesti në 3 hapësh, teksa ka marrë medalje argjendi në kërcim së gjati. Shkodrani ka kërcyer 7.52 cm në provën e tij më të mirë

Leave a Reply

%d bloggers like this: