Home / Ekonomia / Gjashtë anije përpunohen në tre terminalet portuale në Durrës

Gjashtë anije përpunohen në tre terminalet portuale në Durrës

durresGjashtë anije tregtare me mbi 16.400 ton mallra po përpunohen sot në të tre terminalet e portit të Durrësit.

Në terminalin perëndimor janë ankoruar katër anije me afro 11.400 ton mallra. Nga anijet “Bremer Anna” po shkarkohen 3965 ton bërsi ulliri, ndërsa nga anija “Frojdi III” vazhdon shkarkimi i 904 ton mallra ushqimore. Sot pasdite ka nisur shkarkimi I anijes “Feyz 1” me 2000 ton ure, ndërsa në kalatën 5 vazhdon shkarkimi I 4500 ton skrap metalurgjik.

Në kalatën e kontejnerëve po shkarkohen kontejnerë me banane, ndërsa në terminalin lindor anija “Sirios Cement IV” po ngarkohet me 5000 ton çimento.

Në kalatën 11 pritet të fillojë sot shkarkimi I 7568 ton qymyr nga anija “Sider Star”, e cila ndodhet në radë që prej dy ditësh.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: