Kronika

Ndizet alarmi i banesës, grabitësit qëllojnë në ajër, ikin me shpejtësi

banesaNë fshatin Arrameras Krujë dy persona të pa identifikuar,të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit A.B.48 vjeç. Në momentin që grabitësit kanë tentuar të futen në banesë, është ndezur alarmi.

Pronari i shtëpisë është zgjuar dhe ka dalë jashtë për të kuptuar se çfarë ka ngjarë. Ndonëse ishte natë, 48-vjeçari pretendon se ka parë dy persona të maskuar dhe armatosur. Kur është ndezur drita, autorët e krimit kanë qëlluar dy herë në ajër me pistoletë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pronari i banesës ka njoftuar policinë për ngjarjen. Grupi hetimor gjatë këqyrjes ka gjetur dy gëzhoja pistolete kalibër 7.62 mm. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprën penale “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button