Kronika

Mbrojtja e Frrokut: S’ka dëshmitar, prova dhe konflikt

arbenMbrojtja e Arben Frrokut ka parashtruar dje konkluzionet në Gjykatën e Apelit për klientin e tyre i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Në fjalën e tyre, avokatët Tonin Prendi dhe Genc Gjokutaj, argumentuan se nuk qëndronin pretendimet e prokurorisë se Frroku ishte autor i vrasjes së Lamajt. Avokatët u përqendruan në tre shtylla, atë të rrëzimit të dëshmitarit të mbrojtur, mungesën e provave direkte sipas tyre ndaj Frrokut, si dhe faktin se sipas tyre Lamaj kishte pasur edhe konflikte me persona të tjerë dhe po ashtu Frroku konfliktet që kishte pasur me Lamajn i kishte denoncuar në prokurori. Avokatët arsyetuan se, sipas tyre, eksperimenti hetimor nuk kishte provuar pretendimet e prokurorisë se Frroku kishte udhëtuar menjëherë pas vrasjes në Kapshticë e në Greqi. Mbetjet e faktorëve plotësues sipas tyre nuk provonin që klienti i tyre kishte qëlluar me armë. Disa seanca më parë, prokuroria u qëndroi pretendimeve se Arben Frroku ishte autor i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt. Kjo ngjarje ndodhi më 24 shkurt 2013, kur Lamaj u qëllua pranë shtëpisë së tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button