Home / Kronika / Vorë, protestë kundër blerjes së votës nga kryebashkiaku Ismaili, bllokohet autostrada

Vorë, protestë kundër blerjes së votës nga kryebashkiaku Ismaili, bllokohet autostrada

aaaaQytetarë tëVorës kanë zhvilluar pasditen e sotme një protestë ku kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, ku fitues për këtë bashki u shpall kandidati i djathtë, Fiqiri Ismaili.

Sipas tyre ka pasur parregullsi në një kuti ku janë gjetur dy vota tepër dhe se në listat e votuesve ka patur votues fiktivë, gjë e cila është kundërshtuar nga ata duke bllokuar edhe autostradën Tiranë-Durrës në të dy krahët e saj të lëvisjes Qytetarët e Vorës në qëndër të qytetit kanë theksuar gjithashtu edhe se si janë blerë votat me thasë mielli prandaj do ta kundështojnë këtë rezultat deri në vendosjen e drejtësisë.

Ata shtojnë se nuk do të heqin dorë nga protesta madje do ti përshkallëzojnë ata. Në Vorë u shpall fitues Fiqiri Ismaili i APPD përballë Sallakut të ASHE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: