Home / Parlamentare / Kuvendi: Seanca e të enjtes nuk zhvillohet, deputetët në komisione

Kuvendi: Seanca e të enjtes nuk zhvillohet, deputetët në komisione

Kuvendi i Shqipërisë njofton se seanca e të enjtes nuk do të mbahet as këtë javë. Në një njoftim të shkurtër për mediat, zyra e shtypit e Kuvendit, bën të ditur se deputetët do të punojnë në komisionet e hershme parlamentare.

Prej dy javësh seancat plenare nuk zhvillohen. Një javë para zgjedhjeve, Kuvendi njoftoi se seanca nuk do të zhvillohej, pasi komisionet nuk ishin mbledhur për shkak të fushatës zgjedhore.

“Ju bëjmë me dije se ditën e enjte nuk do të zhvillohet seancë plenare, sepse deputetët do punojnë në komisionet e përhershme parlamentare për shqyrtimin dhe përgatitjen e projektligjeve”, njofton Kuvendi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: