Zgjedhjet lokale 2015

Vota partiake, 400 mijë vota për PS-LSI, PD merr 170 mijë

Me procesin e numërimit të votave për kandidatë thuajse në fund, tashmë vëmendja zhvendoset tek vota partiake, e cila do të përcaktojë edhe përbërjen e këshillave bashkiakë në 61 njësitë e reja vendore.

Nga të dhënat e përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 08:00, rezulton se në 3257 qendra votimi, nga 5301 në total, Partia Socialiste kryeson ka kaluar 250 mijë votat.

Partia Demokratike, e cila në kutitë e para të hapura për kryebashkiakë ishte kokë më kokë me LSI-në, ka konsoliduar vendin e dytë me 174 mijë vota, ndjekur nga LSI me 150 mijë vota.

Partia e katërt është PDIU, e cila deri më tani ka siguruar 37 mijë vota, 7 mijë më shumë se Partia Republikane, që ka marrë 30 mijë vota.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button