Zgjedhjet lokale 2015

Të majtët festojnë në Dibër, Xhelili: Tani nis puna për transformim

Dibra, një nga bastionet e padiskutueshme të së djathtës, është thyer nga të majtët me një numër të ngushtë votash. Kryebashkiaku Ilir Krosi është mundur nga rivali i majtë, Shukri Xhelili.

Këtë fitore, socialistët në Peshkopi e kanë festuar së tepërmi.

“Nuk i durojmë për 25 vite të njëjtët njerëz mbi kurriz. Edhe ne që kemi marrë sot pushtetin qëndror dhe vendor, po nuk i shërbyem Dibrës, nuk duhet të na e jepni më votën, pas 4 vitesh Shukriut dhe pas dy vitesh mua. Nuk do të kërkojmë më votën tuaj, nëse me mbështetjen e qeverisë Rama, në këto 4 vite nuk do ta kthejmë Dibrën në kantier pune”, tha deputeti Ulsi Manja.

Kryetari i ri i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, në fjalën e tij pas falenderimeve të rastit theksoi se tani nis puna për transformimin e Dibrës.

“Ju keni nevojë që të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve të zhvillimit të Dibrës. Unë do të bëj maksimumin e mundshëm, gjithçka, për të arritur atë që ne presim. Falënderoj të gjithë mbështetësit tanë. Të gjithë ata që më votuan, por edhe të gjithë dibranët në përgjithësi, për qytetarinë e treguar gjatë kësaj fushate, të cilën e kaluam pa incidente dhe pasoja të pariparueshme”, u shpreh kryebashkiaku i ri i Dibrës, Shukri Xhelili.

Gara mes dy kandidatëve ishte shumë e ngushtë dhe numërimi në fund i votave të komunës Lurë bëri dallimin dhe shpalli fituesin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button