Home / Te ndryshme / Të moshuarit që na bëjnë të kuptojmë se për t’u argëtuar nuk është kurrë vonë

Të moshuarit që na bëjnë të kuptojmë se për t’u argëtuar nuk është kurrë vonë

Çfarë do të thotë që të dini të argëtoheni në moshën e tretë? Zbulojeni më poshtë, në këtë listë fantastike me çiftet që nuk e kanë humbur asnjëherë humorin!

Në të gjitha moshat është gjithmonë mirë të gjeni diçka që ju lejon të argëtoheni, të kaloni momente të bukura vetëm për vetëm, ose në shoqërinë e personave të cilët i keni pranë, apo të shijoni atë çka jeta është në gjendje t’ju dhurojë.

Për këtë arsye, sot kemi vendosur t’ju propozojmë një klasifikim fantastik, i gjithi i dedikuar atyre personave të cilët mendojnë se kur plakemi, nuk kemi më kohë për t’u argëtuar: çiftet e mëposhtëm, të moshuar, do t’ju bëjnë të kuptoni se asnjëherë nuk jeni të vjetër për të jetuar momente argëtuese dhe se humori i mirë, duhet të jetë gjithnjë i pranishëm në çdo rast, pavarësisht anëve negative të jetës!

  1. Çifti i të moshuarve “pilotë të kualifikuar”

E nisim me këta dy të moshuar simpatikë: atyre u pëlqen të dalin xhiro gjithmonë bashkë, por…me dy “mjete” krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri! Gruaja i jep asaj e cila duket si një karrocë normale për persona me probleme fizike, të cilat e pengojnë të ecë, ndërkohë që burri e ndjek nga pas me “kalin e vogël” me ngjyrë të bardhë – me shumë gdhendje, për t’u dukur si i vërtetë!

  1. Çifti i të moshuarve rusë, të martuar prej 65 vjetësh

Pas vitesh e vitesh martesë, këta dy persona njihen qysh kur kanë filluar të mbajnë mend. Çdo njëri e njeh shumë mirë tjetrin, i dinë të gjitha detajet të cilat u përkasin çështjeve intime dhe personale. Ky çift fantastik ka 65 vjet që është martuar. Ata janë nga fshati Halilov i Rusisë. Bashkë janë me të vërtetë shumë mirë, madje ata arrijnë të argëtohen sikur të ishin ende në fazën e parë të lidhjes së tyre!

  1. Si të ndiheni ende të rinj në pak lëvizje

Edhe në këtë rast është një çift tepër i lezetshëm e me plot gjallëri: duket se kështu është më shumë ajo e cila ka hipur në karrocën e pazareve, sikur të ishte një fëmijë i cili nuk e ka parë kurrë botën. Duket se ai është mësuar me këtë “tekë” të saj, madje me të është edhe shumë i dashur.

  1. Shtatë minuta të qeshura pas gruas së tij

Kjo skenë (në foton nr. 7) ka zgjatur 7 minuta, ashtu siç më pas është thënë nga të dy: ajo po peshohej, për të kuptuar nëse aktiviteti fizik i ushtruar deri në atë moment, kishte dhënë frytet e tij; ndërsa ai donte vetëm të argëtohej dhe të gjente një moment lavdie, duke u përpjekur “ta çmendë” atë në të gjitha mënyrat. Ajo qëndroi mbi peshore për 7 minuta, sepse shifrat e kilogramëve të saj ndryshonin nga minuta në minutë, derisa pa të shoqin i cili i qëndronte mbrapa e po i bënte një shaka! Shumë argëtuese, apo jo?!

  1. Demonstrimi i dashurisë: një përqafim i ngrohtë në publik

Si mund t’i tregohet dashuria gjysmës së jetës suaj? Ka mënyra të ndryshme dhe një nga ato është padyshim demonstrimi i dashurisë në publik, me përqafime, puthje, ledhatime dhe gjeste të ndryshme dashurie (që padyshim jo të gjithë i vlerësojnë në të njëjtën mënyrë, por kjo është një temë tjetër). Kjo zonjë e moshuar mjaft simpatike përqafon në publik dashurinë e jetës së saj (foto nr. 6). Çfarë ka më të bukur se sa kjo në këtë botë!?

  1. Ngjyrosje, ndërkohë që presin t’ju shërbehet dreka

Çfarë mund të bëni në një restorant kur prisni t’ju shërbejnë? Ky çift i bukur zotërinjsh të moshuar, ka vendosur të ngjyrosë figura të ndryshme: një pasion të cilin të dy e kanë ndarë gjatë gjithë jetës e që vazhdojnë ta ndajnë edhe sot, pas gjithë atyre gjërave që kanë kaluar së bashku!

  1. Si mund të festoni me stil, 50-vjetorin e martesës

Viti i 50 i martesës së këtyre të moshuarve ka qenë një nga përvjetorët më të çmendur të të gjitha kohërave: në fakt, të dy kanë vendosur ta festojnë më së miri, me një kuart të bukur (motor me katër rrota) ku në pjesën e pasme, për zonjën kanë vendosur një kolltuk!

  1. Ashtu si “Braccio di Ferro” dhe “Olivia”

Ata janë veshur dhe trukuar si dy personazhet më të njohur të ekranit për fëmijë: Popeye, i famshmi Braccio di Ferro (Krahë hekurti) dhe e dashura e tij simpatike, Olivia.

  1. Motoçiklist lind dhe mbetesh për gjithë jetën

Ka nga ata të cilët thonë se motoçiklist lind, por ka edhe nga ata që thonë se, edhe lind edhe mbetesh i tillë për të gjithë jetën: ky është demonstrimi (foto nr. 2) i dy të moshuarve në një motor antik dhe shumë të veçantë; ai me një kaskë biçiklete, ndërsa ajo pa kaskë fare, duke i treguar aparatit fotografik gishti e mesit, si një gangstere e vërtetë!

  1. Pasioni për skateboard

Ata jo pa qëllim zënë vendin e parë të këtij klasifikimi interesant! Bëhet fjalë për një çift të cilët e pëlqejnë shumë skateboard-in. Fakti më interesant në të gjithë këtë është se ata e përdorin këtë gjë edhe në mënyrë figurative për të gjetur ekuilibrin edhe në marrëdhënien e tyre disavjeçare, në një kohë që argëtohen pa masë.

Burimi: Curiosone

Leave a Reply

Your email address will not be published.