Ekonomia

BSH: Portofoli financiar i mikrokredisë u rrit me 4,2%

Portofoli i kredisë së shoqërive të kursim kreditit është rritur me 4.2% gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në total portofoli i financimeve të këtyre institucioneve ka arritur në 4.9 miliardë lekë ose rreth 35 milionë euro. Sektori i shoqërive të kursim-kreditit duket se ka marrë rezultate pozitive edhe nga përfshirja në skemën e sigurimit të depozitave.

Totali i depozitave në këto shoqëri ka arritur në 3.6 miliardë lekë, 3.2% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2014. Vlerësohet se numri i individëve të anëtarësuar në shoqëritë e kursim kreditit është më shumë se 40 mijë, të shpërndarë në mbi 1100 fshatra në të gjithë vendin. Shoqëritë e kursim-kreditit kanë rezultuar si formula më e suksesshme për të çuar shërbimet financiare në zonat rurale të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button