Zgjedhjet lokale 2015

Zgjedhjet, Mediu: PR, rezultat më të lartë se në 2013

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehu sot me anë të një deklarate për mediat qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet lokale të 21 qershorit, duke theksuar se Partia Republikane në këto zgjedhje ka arritur një rezultat më të lartë se në 2013.

PR siguroi një përfaqësim me 65 këshilltarë, tha Mediu, ndërsa shtoi se të humburit më të mëdhenj në zgjedhje janë dy partitë PD dhe PS.

“Fushata e zgjedhjeve lokale nisi si nje fushtate e manipular qe ne fillim, me nje ndarje administrative, e cila ishte më shumë nje harte elektorale e bazuar ne kalkulime te votave per çdo qender votimi. Pjesemarrja e ulet ne votime tregoi qartesisht qendrimin kunder te qytetareve ndaj kesaj reforme territoriale”, tha Mediu.

Gjithashtu, shtoi ai, “kjo fushatë u karakterizua si një fushate pazaresh politike te partive te mazhorances politike nepermjet blerjes se deputeteve dhe kryetarëve të komunave dhe bashkive me qellim ndarjen e pushtetit si oaze perfitimi politik dhe korrupsioni”.

Mediu akuzoi edhe median, e cila sipas tij, shkeli dukshëm Kodin Zgjedhor. “Partitë e mazhorancës prezantuan nje fushate propagandistike me shpenzime jashtezakonisht te medha dhe per te cilat sot duhet te japin pergjigje para opinionit dhe institucioneve te kontrollit se ku i gjeten miliona euro te shpenzuara per fushaten ne pergjithesi dhe kontrollin e medias. Media dukshem shkeli Kodin Zgjedhor duke mos respektuar kohen ne dispozicion te partive politike te percaktuar sipas ligjit”, theksoi ai.

“Partia Republikane arriti qe ne keto zgjedhje te kete nje rezultat me te larte se ne zgjedhjet e 2013 duke u renditur forca e katert politike me nje numer mbi 65 keshilltare dhe me perfaqesim ne tere territorin e Republikes”, tha Mediu. Sipas tij, sot një pjesë e kryetarëve të zgjedhur të bashkive nuk janë zgjedhur kryetarë per shkak te votes se qytetareve, por per shkak te manipulimeve.

Ai shtoi se, “të gjithe nderkombetaret kerkuan qe dekriminalizimi i politikes te reflektohej seriozisht ne keto zgjedhje. Opozita duke e konsideruar kriminalizimin e politikes si armikun kryesor te demokracise, jo vetem i propozoi mazhorances ndryshime ligjore qe nuk u pranuan prej saj, por dhe degjoi me vemendje sugjerimet konkrete te nderkombetareve, duke mos kandiduar njerez te lidhur me krimin dhe po ashtu me kosto elektorale te terhiqte dhe kandidaturen e saj nga zgjedhjet siç ishte rasti i Kelcyres. Me mire nje humbje e ndershme se nje fitore e turpshme. Ky eshte morali yne”.

Mediu u shpreh se, “Partia Republikane vlerson gjetjet ne raportin paraprak te OSBE/ODHIR dhe do te bashkepunoje me te dhe gjithe opoziten per te faktuar manipulimet e medha ne zgjedhje”. Ai shtoi se “PR, megjithe rezultatin e saj pozitiv, mendon se te gjitha ato parti politike qe mendojne se vota e lire eshte rruga e vetme per te ndertuar shtetin, duhet sot te ndjehen te pezmatura dhe nen pergjegjesi perballe organizimeve kriminale politike, qe po perhapen si gangrene ne mbare vendin dhe po shkaterrojne çdo baze morale dhe demokratike te ketij vendi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button