Home / Bota / Kerry dhe Zarif fillojnë diskutimet për programin bërthamor iranian

Kerry dhe Zarif fillojnë diskutimet për programin bërthamor iranian

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu iranian, Mohammad Javad Zarif rifilluan sot në mëngjes diskutimet për programin bërthamor iranian, përqendruar në arritjen, në ditët e ardhshme, të një marrëveshjeje historike mes Teheranit dhe fuqive të mëdha, njoftoi një burim zyrtar amerikan.

Dy zyrtarët, që ishin parë kokë më kokë për herë të fundit në muajin maj në Gjenevë, u takuan për fazën e fundit të negociatave për çështjen bërthamore iraniane, nisur 20 muaj më parë.

“Kemi shumë punë për të bërë, ka pika shumë të vështira për të zgjidhur”, deklaroi Kerry ndërkohë që homologu iranian shtoi ”duhet të punojmë shumë për të pasur progrese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.