Kronika

Gjendet videoja e 6 personave, që qëlluan efektivin e RENEA-s

gggggPolicia vazhdon të mbledhë prova materiale për të faktuar vrasjen e Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s të vrarë në Lazarat më 24 qershor, ndërkohë që listës së të kërkuarve i mungon vetëm një person.

Një tjetër provë faktike dhe e pakundërshtueshme, se cilët ishin personat që qëlluan mbi Bashën, është ajo e pamjeve filmike të sekuestruara pasditen e së shtunës në fshat. Bëhet fjalë për xhirimin në momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë.

Pamjet filmike janë kryer nga një banesë në afërsi të vendit, nga ku u qëllua, dhe janë gjetur nga policia gjatë kontrolleve rutinë të banesave.

Të 6 tashmë ndodhen të arrestuar dhe do të akuzohen për vrasjen e policit. Personi i mbetur në kërkim është vetëm një bashkëpunëtor dhe, megjithatë, një pjesë e efektivëve të RENEA-s do të vazhdojë të jetë në Lazarat, deri në kapjen e tij, pavarësisht se nuk luajtur rol në vrasje.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditura se, pas kapjes së të gjithë të kërkuarve, tashmë armët e krimit mbeten të vetmet objektiva, për realizimin deri në fund të këtij operacioni.

Ka të dhëna, që dy vëllezërit i kanë treguar vendet se ku janë armët e krimit, ndaj RENEA po përpiqet t’i gjejë ato, për të bërë që dosja hetimore ndaj tyre të jetë e plotë.

Ndërkohë, 4 personat e tjerë të përfshirë në vrasje kanë pranuar përpara Policisë, faktin se kanë kryer qitje me armë në drejtim të automjetit të policisë në Lazarat. Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, ende nuk kanë firmosur ndonjë deponim, ndërsa janë në pritje të marrjes në pyetje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button