Kronika

Arben Frroku vrau kryekomisar Dritan Lamaj, Apeli jep masën burgim të përjetshëm

Arben Frroku është personi që ka vrarë kryekomisarin Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2013. Keshtu ka vendosur Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, qe pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në shkallën e parë, ku Frroku u shpall i pafajshëm.

Gjatë seancës të zhvilluar sot, ku i Frroku nuk ishte i pranishëm, togat e zeza vlerësuan kërkesën e bërë nga prokuroria për ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, teksa pala mbrojtëse kërkojë që Apeli të lere fuqi vendimin e shkallës së parë. Por, pas vlerësimit të dosjes së paraqitur nga organi i akuzës, trupa e gjyqtarëve vendosi që Arben Frroku të dënohet me burgim të përjetshëm për ngjarjen e dy viteve më parë.

Avokati mbrojtës i Arben Frrokut, Gjokutaj, ëshë shprehur se do të çojë çështjen në Gjykatën e Lartë për rekurs, pasi sipas tij, ka trysni ndaj gjykatës për vendimin e dhënë. Mësohet se Arben Frroku është jashtë vendit për momentin, në Kroaci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button