Home / Rajoni / ”Jo” në referendum kryeson sondazhet, por në rënie pas kontrollit të kapitaleve

”Jo” në referendum kryeson sondazhet, por në rënie pas kontrollit të kapitaleve

Rreth një në dy grekë, 46 për qind e të pyeturve do të votojnë ”jo” në referendumin për propozimet e kreditorëve (BE, BQE, FMN), por përqindja ka rënë që prej vendosjes së kontrollit bankar, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Sondazhi i institutit ”Prorata” për të përditshmen e majtë ”Ephimerida ton syndakton” u realizua nga dita e dielë deri të martën, pasi qeveria greke njoftoi një referendum, në të cilin ajo bëri thirrje për të votuar ”jo” dhe më pas u vendos një kontroll strikt i kapitaleve të dielën në mbrëmje.

Personat e pyetur së fundi, ata që do të votonin ”jo” ishin 57 për qind, ato për ”po” 30 për qind dhe të vendosur pesë për qind”, sipas të njëjtit institut.

Të hënën, rreth 13 000 persona manifestuan në qendër të Athinës për të mbështetur ”jo” dhe qeverinë.

Referendumi i të dielës është vendimtar për fatin e vendit në zonën euro dhe Bashkimin Evropian”, konfirmuan drejtuesit evropian duke nxitur grekët të votojnë ”po” me qëllim që vendi të mund të vazhdojë të përfitojë nga kreditë ndërkombëtare dje të shmangë një dalje nga euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.