Home / Kuriozitete / Fëmija lind pa fytyrë, i nënshtrohet operacionit prej 18 orësh

Fëmija lind pa fytyrë, i nënshtrohet operacionit prej 18 orësh

Yahya Jabaly është një fëmijë 3 vjeç që ka lindur pa sy, pa hundë dhe pa nofullën e sipërme. Deformimi i fytyrës ka ndodhur që në mitrën e nënës dhe fëmija pa fytyrë, është fshehur prej familjes nga banorët e fshatit që në momentin kur ka ardhur në jetë. Për të zgjidhur problemin, prindërit bënë një apel në Facebook.

Kërkesa për ndihmë i ka ardhur nga një kirurg australian, i cili me anë të një ndërhyrje prej 18 orësh i ka “dhënë” fëmijës fytyrën. Mediat australiane raportojnë se operacioni  u realizua në “Royal Children’s Hospital”, në Melbourne falë punës së kirurgut Tony Holmes.

Çështja e vogëlushit kishte mbërritur në Australi nëpërmjet rrjetit të internetit dhe u vu re nga Fatima Bakara,  një grua marokene, rezidente në këtë shtet. Fatima kontaktoi familjen e Yahya dhe madje shkoi deri në Marok për të folur me prindërit e vogëlushit, për t’i bindur për operacionin.  Ajo pagoi të gjitha shpenzimet e operacionit.

Ndërhyrja kirurgjikale në kafkën e fëmijës duhej të zgjaste 8 orë, por për shkak të deformimit të rënë në kafkë, u desh më shumë kohë. Në sallën e operacionit fëmija pothuajse humbi gjysmën e masës së gjakut, por në fund mjekët ia arritën qëllimit të tyre. “Tani është i lumtur. Rreziqet e operacionit ishin të larta, por ia vlen”, shpjegoi kirurgu Tony Holmes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: