Home / Intervista / Papandreu: Do të jetë një katastrofë nëse në referendum fiton “JO-ja” (intervista e plotë)

Papandreu: Do të jetë një katastrofë nëse në referendum fiton “JO-ja” (intervista e plotë)

Janë dy gjëra të ndryshme. Unë kisha bërë tratativa për një marrëveshje dhe e kisha arritur. Kur thirra referendumin për t’ua lënë grekëve vendimin, Merkeli madje më inkurajoi personalisht. Por më pas, Franca e Sarkozysë ma tundi tokën nën këmbë. Megjithatë ishte një luftë kundër referendumit, jo kundër meje. Sot është ndryshe. Tsipras ka humbur shumë kredibilitet. Nuk mund të sulmosh ballazi Draghin dhe pastaj t’i kërkosh sërish para
“Shpresoj me gjithë zemër që Tsiprasi të arrijë një marrëveshje të orës së fundit, që t’i lejojë të heqë dorë nga referendumi, apo të bëjë fushatë për PO-në. Nuk mund ta ndajmë Greqinë. Nëse fiton JO-ja, rrezikojmë një katastrofë: do të rrëshkasim dalëngadalë jashtë Euros. Dhe do ta paguajnë pikërisht të varfërit dhe pensionistët që kryeministri thotë se i mbron”. Për ish kryeministrin grek, George Papandreou, të flasësh për referendumin është si të hedhësh kripë mbi një plagë të hapur. Në nëntor 2011, kur ai thirri një referendum, ku do u kërkonte grekëve nëse donin të qëndronin në Euro apo jo, Trojka i nxorri kartonin e kuq. Duke e detyruar të japë dorëheqjen. Dhe këto ditë, për të janë si një lloj deja vu-je që e ndjek me ankth. I gatshëm të rikthehet në pistë me partinë e tij të re, To Kinima.
Kush do të fitojë të dielën, Z. Papandreou?
Nëse mbijetojnë emocionet dhe ideja romantike e luftës së Davididt kundër Goliathit, fiton JO-ja. Nëse do të jenë më të fortë logjika dhe interesat e vendit, fiton PO-ja. Por është shumë e pasigurtë. Nuk ekziston një parajsë dhe një ferr. Të dyja janë zgjedhje që mund të bien. Sigurisht, unë shpresoj të fitojë PO-ja dhe që menjëherë pas referendumit, të shkohet në një qeveri uniteti kombëtar, nga Syriza deri tek Nea Demokratia, për ta miratuar në Parlament kompromisin. Dhe pastaj në vjeshtë të rihapen financimet dhe bankat, dhe pasi vendi të hyjë në rrugën e duhur, të shkojmë në zgjedhje.
Po sikur të fitojë JO-ja?
Përfundojmë në një rrugë shumë të rrezikshme. Me ekonominë e asfiksuar, pa para në banka, qytetarët që nuk paguajnë më taksa dhe ekonominë në pikiatë. Qeveria do të detyrohej të emetonte një valutë paralele ose të rikthehej tek dhrahmia. Një katastrofë. Askush nuk do të na nxirrte nga Europa. Do të rrëshkisnim vetë ne, pa e kuptuar, hap pas hapi. Dhe llogarinë më të lartë do ta paguanin më të dobëtit.
 
Si u mbërrit në këtë pikë?
Negociatat u menaxhuan keq nga të dy palët. Tsiprasi shpërdoroi kapitalin e madh politik që kishte në fillim. Ka humbur disa muaj duke ndërruar emrin e Trojkës dhe vendosur nëse duhej të negocionte në Athinë apo në Bruksel. Ka shfaqur një fytyrë në Europë dhe një tjetër në Greqi, duke e ndryshuar shpesh herë pozicionin e tij. Kjo teoria e lojës që synonte të arrinte në minutën e fundit, me Greqinë të gatshme të bënte bombën për të hedhur në erë Euron, nuk e shpërbleu. Syriza duhej të fluturonte më lart dhe të tregonte menjëherë se dëshiron të bëjë reformat e nevojshme për vendin: luftë korrupsionit, evazionit dhe klientelizmit, ndërhyrje në drejtësinë civile dhe në tatime. Por nuk e bëri, duke u përqëndruar vetëm tek kryqëzata kundër memorandumit.
 
Po Europa ku gaboi?
Ka mëkatin e solidaritetit dhe të ambicieve. Nëse do të kish vendosur menjëherë në tryezë uljen e borxhit, gjërat do të kishin shkuar më mirë dhe më herët. Greqia ka bërë përshtatjen më të madhe fiskale në një vend të përparuar, në të gjithë historinë. Dhe hedhja poshtë e tij duke këmbëngulur shumë tek shkurtimet dhe objektivat fiskale ka qenë një gabim. Duhej më shumë elasticitet. Nëse Banka Qendrore Europiane do të kish thënë në vitin 2010 se “do të kish bërë gjithçka që nevojitej” për të shpëtuar Athinën – sic bëri më vonë Draghi për Euron – do të kishim dalë me kohë nga telashet.
Syriza thotë se BE, BQE dhe FMN, pak a shumë ashtu si ndodhi në vitin 2011, po e tërheqin litarin sepse duan që të largojnë qeverinë e Tsiprasit. Ju çfarë mendoni?
Janë dy gjëra të ndryshme. Unë kisha bërë tratativa për një marrëveshje dhe e kisha arritur. Kur thirra referendumin për t’ua lënë grekëve vendimin, Merkeli madje më inkurajoi personalisht. Por më pas, Franca e Sarkozysë ma tundi tokën nën këmbë. Megjithatë ishte një luftë kundër referendumit, jo kundër meje. Sot është ndryshe. Tsipras ka humbur shumë kredibilitet. Nuk mund të sulmosh ballazi Draghin dhe pastaj t’i kërkosh sërish para. Nuk mund të thotë se është shantazhuar nga BQE, kur e dinte shumë mirë se pas 30 qershorit nuk do i jepnin më kredi emergjence. Nuk mund të thërrasësh një referendum, kur tashmë je pranë një marrëveshje të mirë. Tashmë çorba është gatuar. Dhe sido që të përfundojë referendumi, do ta ketë të vështirë të ndërtojë një marrëdhënie besimi me Brukselin.
Stampa – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.