Home / Ekonomia / “Transavia”: Tirane-Paris, tre here ne jave, 52 deri në 61 euro, vetëm vajtje

“Transavia”: Tirane-Paris, tre here ne jave, 52 deri në 61 euro, vetëm vajtje

translivia“Transavia Airlines”, (kompania ajrore low-cost e AIR FRANCE KLM Group) do të ofrojë flluturime direkte nga Tirana në Paris, 3 herë në javë nga data 2 korrik deri në 1 nëntor.
Me kërkesë të madhe nga industria e udhëtimeve, Transavia vendosi të shtojë Tiranën në rrjetin e saj të fluturimeve të rregullta. Fluturimi i parë (TO3790) do të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, sot, më 2 korrik, në orën 09:30.
Hervé Kozar, Drejtori Komercial i Transavia deklaroi se “Jemi shumë të lumtur që do të ofrojmë fluturime të rregullta, 3 ditë në javë midis Tiranës dhe Parisit (aeroporti Orly). Është një kënaqësi t’i urosh mirëseardhjen në bord popullit shqiptar dhe t’i ofrosh pasagjerëve çmime të kënaqshme. Ne kemi shumë besim te kjo linjë të cilën duam ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më tej në të ardhmen.”
Biletat nga Tirana në Paris në aeroportin “Orly” ofrohen me çmimin 52 deri në 61 euro, vetëm vajtje, duke përfshirë tarifat e prenotimit dhe pagesës.
Biletat mund të rezervohen në adresën e internetit www.transavia.com, në Call Center (+352 27002728) ose përmes agjentëve të udhëtimeve të disponueshme në “Amadeus”, “Galileo” dhe “Sabre”.
Linja e re ajrore Tiranë-Paris do të jetë në gjendje operative nga 2 korriku deri në 1 nëntor 2015 me një kapacitet total prej 20,034 vendesh dhe në ditët e enjte, e martë dhe e dielë.
“Transavia” anëtare e AIR FRANCE KLM Group, ndërmerr fluturimet e planifikuara dhe çarter në më shumë se 110 destinacione, kryesisht në Europë dhe Afrikën e Veriut. Transavia ka pothuajse 50 vjet eksperiencë dhe është linja ajrore më e leverdisshme “low cost” (me kosto të ulët) në Europë. “Transavia” ofron çmime bazë të kënaqshme për turistët dhe për biznes me produkte dhe shërbime shtesë me pagesë, transporton 10 milionë pasagjerë në vit dhe operon me një flotë avionësh të rinj. Në Hollandë, kompania operon në Amsterdam, Roterdam/Hagë, Einthoven dhe Groningen, ndërsa në Francë operon në Paris, Nantë, Lion dhe Strasburg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: