Home / Bota / Amerika / SHBA i kërkon Zvicrës ekstradimin e zyrtarëve të FIFA-s të arrestuar për korrupsion

SHBA i kërkon Zvicrës ekstradimin e zyrtarëve të FIFA-s të arrestuar për korrupsion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarët e FIFA-s të arrestuar për korrupsion në muajin maj.

Sipas Zyrës Federale të Drejtësisë në Zvicër, kërkesa zyrtare e ekstradimit të tyre është bërë të mërkurën.

Shtatë zyrtarët e lartë të FIFA-s të arrestuar në Zyrih janë mes 14 ekzekutivëve të organizmit të futbollit botëror që po hetohen për korrupsion.

Ata aktualisht po mbahen nëpër burgjet e Zyrihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.