ParlamentarePolitika

Diskutohet marrëveshja për dixhitalizimin e RTSH-së

Kuvendi ka nisur punimet e seancës plenare me shqyrtimin e marrëveshjes së garancisë mes palës shqiptare dhe “Deutsche Bank AG” për projektin e dixhitalizimit të transmetimeve audiovizive të Radiotelevizionit Shqiptar.

Kompania që do të ndërtojë dy rrjetet numerike të RTSH-së është Rohde&Schwarz, ndërsa vlera totale e kontratës që do të paguhet nga transmetuesi publik kap shifrën e 21.558.341 euro. Projekti do të financohet nga banka gjermane “Deutsche Bank AG,” përmes një kredie prej 20.064.590. eurosh, me kusht që të ketë garancinë e palës shqiptare. Sigurimi i fondeve nëpërmjet kësaj skeme do të bëjë të mundur zbatimin e projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (dixhitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH), me qëllim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i akteve finale të Marrëveshjes së Gjenevës (GE 06), e ratifikuar dhe nga parlamenti shqiptar.
Rendi i ditës i punimeve të sotme të Kuvendit përfshihen disa marrëveshje të fushës ekonomike që lidhen me projekte zhvillimore, si ai për “alpet shqiptare dhe zonat bregdetare”; ratifikimi i kontratës financiare ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit”, etj.
Nje pike e rëndësishme në seancën e sotme është dhe paraqitja e raportit nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button