Sociale

Akreditimi i Universiteteve, në fund të vitit emrat

Studentet-Universiteti-Tirane-1-508x350Universitetet publike dhe private, po i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga Ministria e Arsimit, çka do të verifikojë ligjshmërinë e tyre të funksionimit.

Sipas një urdhëri të ministres Nikolla, të dalë pak kohë më parë të gjitha këto instuticione të Arsimit të Lartë duhet të venë në dispozicion të inspektorëve të MAS, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas urdhërit , kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë përfshin përmbushjen e detyrimeve nga universitetet të sanksionuara nga aktet ligjore  dhe nënligjore në fuqi, lidhur me standartet instuticionale. Në këtë kuadër kontrolli do të jetë pë standardet e programve të studimit sipas ciklit dhe llojit, stafit instuticional, infrastrukturën e përgjithshme . Bazuar në urdhërin e ministres Nikolla kontrollet  do të kryhen në mbështetje të neneve 43 dhe 44 të ligjit për Arsimin e Lartë. Bazuar në këtë ligj, kontrollet do të bazohen tek verifkimi i licencave per Universitete Private dhe për Publikët , punën e bërë nga Rektorët.  Në fund të vitit të gjithë studentët do të mësojnë se cilat Universitete do të vazhdojnë në treg dhe cilat jo.

Ndërkohë që në fund të muajit korrik pritet të dalë raporti i plotë nga Ministria e Arsimit mbi të gjitha kontrollet që ka kryer në Instuticionet e Arsimit të Lartë pubike apo private. Kjo do të thotë që studentët do të kuptojnë se vlerën e universiteteve duke parë se kush ështe i ligjshëm në funksionimin e tij, sa vlen liçenca dhe sa i rregullt është në administrim të univeristeteve shtetërore dhe fuksionimin e programve përkatëse të tij.

Agjencia Kombëtare Angelze së bashku me Agjencinë tonë të Akreditimit do të fillojë mbi proçesin e akreditimit të instuticioneve të arsimit të lartë. Universitete të cilat nuk do të plotësojnë kushtet nuk do të jenë pjesë e instuticioneve të Arsimit të Lartë në vend. Komisioni i ngritur që do të meret me vlersimin e Universiteteve, te ngritur nga Ministria e Arsimit, për një periudhë kohe prej disa muajsh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button