Home / Kosova / Kosova drejt institucioneve të zgjedhjeve të 8 qershorit, regjistrohen deputetët

Kosova drejt institucioneve të zgjedhjeve të 8 qershorit, regjistrohen deputetët

Moti-ne-Prishtine-1-525x350Fillon sot regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet parlametare të parakohshme të 8 qershorit.

Burimet zyrtare të Kuvendit kosovar bëjnë të ditur se, regjistrimi i deputetëve do të bëhet sipas kësaj renditjeje: në 9 korrik deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës; në 10 korrik deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës; në 11 korrik deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Nismës për Kosovën dhe të komuniteteve pakicë.

KQZ ka çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit, sipas të cilit në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh PDK do ketë 37 deputetë, LDK 30,  VV 16, AAK 11, Nisma 6. Të gjitha këto subjekte parlamentare shqiptare së bashku kanë 100 deputetë, ndërsa të komuniteteve pakicë janë 20 deputetët tjerë, 10 prej tyre serbë.

Seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të  Legjislaturës së Pestë do mbahet në 17 korrik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: