Home / Bota / Amerika / Uashington, hiqen masat e sigurisë përreth Senatit

Uashington, hiqen masat e sigurisë përreth Senatit

Në Uashington është hequr izolimi që u ishte bërë ndërtesave të Senatit amerikan, pas disa të shtënave me armë të verifikuara pranë tij ditën e hënë.

Të paktën 13 persona mbetën të vrarë nga të shtënat në atë që mendohet të jetë zona më e sigurtë, Lulishtja e Marinës, përfshirë atentatorin Aaron Alexis, 34 vjeç.

Për arsye sigurie, ndërtesat e Senatit u izoluan dhe u mbajtën të tilla në disa orë të caktuara gjatë këtyre ditëve.

Gjithësesi, Senati nuk ishte parashikuar të mblidhej ditën e hënë, prandaj dhe siguria kishte qenë më e ulët. Më në fund, këtë të enjte masat janë hequr.

Leave a Reply

%d bloggers like this: