Kronika

Cefa: Reforma e propozuar nga Naço nuk sjell asgjë të re

Keshilli-i-Larte-i-DrejtesiseNënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, është shprehur i shokuar nga deklaratat që Ministri i Drejtësisë Nasip Naço bëri në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa shtoi se reforma që Ministria e Drejtësisë ka hartuar nuk sjell asgjë të re, veç shkatërrimit të institucioneve të pavarura.

Duke e cilësuar politike qëndrimin e një dite më parë të Ministrit Naço, Nënkryetari i KLD-së tha në një prononcim për mediat pas përfundimit të seminarit për “Inspektimet mbi Etikën gjyqësore”, se “jemi të shokuar nga deklaratat politike të ministrit të Drejtësisë. E prisja një reagim të tillë, për të provuar pretendimet e tij, pasi ministrit do i duhej një justifikim përballë eprorëve të tij”.

Sipas tij,  ky ishte sulm ndaj sistemit të drejtësisë. “Akuzat e Naços janë të pabaza. Nuk mund të pranohet një ndërhyrje të parlamentit. Do vazhdojmë të veprojmë me shumë përgjegjësi dhe konform ligjit. Në këto dy vite punë sëbashku me Presidentin Nishani kemi punuar për të rritur transparencën dhe për ti ofruar publikut shërbimet më të mira”, shtoi Cefa

Po ashtu nënkryetari KLD-së e quajti të pavlerë draftin e paraqitur nga Ministria e Drejtësisë për ndryshimet në KLD. “Reforma nuk sjell asnjë të re, por shkatërron institucionet kyçe. Këto shqetësime do ua bëjmë me dije faktorëve ndërkombëtarë”, tha Cefa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button