Home / Bota / Amerika / Uashington, të shtëna pranë selisë së Marinës Amerikane
epa03871411 A police officer gestures at the main gate of the Navy Yard in Washington, DC, USA, 17 September 2013. On 16 September a lone gunman killed 13 people and wounded many more at the Navy Yard in Washington DC before being shot and killed by the police. EPA/SHAWN THEW

Uashington, të shtëna pranë selisë së Marinës Amerikane

Momente alarmi në Uashington, ku policia ka ndërhyrë pas sinjalizimeve për praninë e një personi të armatosur që ka hapur zjarr në zonën e Navy Yard.

Pikërisht këtu ndodhet selia administrative e Marinës Amerikane, ku punojnë mbi 3 mijë persona.

Përmes një mesazhi në Twitter, marina ka bërë të ditur se, të paktën për momentin, nuk rezultojnë viktima.

Zona kishte qenë e izoluar, me rrugët e mbyllura pasi dy vjet më parë ishte bërë skenë e një shkëmbimi zjarri në të cilën humbën jetën 13 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.