Amerika

Shpallet vendimi për 23-vjeçarin që tentoi të futej në Shtëpinë e Bardhë

Dominic Adesanya, 23-vjeçari që kaloi gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë në tetor të vitit kaluar, do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve të sigurisë për një vit.

Koha do të llogaritet që nga periudha kur ai është në burg, që do të thotë se do të jetë në vëzhgimin e autoriteteve edhe për gjashtë muaj të tjerë.

I riu nga Maryland kaloi gardhin rrethues dhe vrapoi drejt pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë. Ai arriti t’i shmangte dy qen të sigurisë, ndërkohë që refuzonte të ndalonte edhe pas paralajmërimeve të rojeve.

Gjykata Federale urdhëroi të bënte edhe një intervistë me Shërbimin Sekret, si dhe të qëndronte larg objekteve të mbrojtura nga ky autoritet, përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë.

I ati i Dominic kishte deklaruar në tetor se i biri kishte probleme mendore prej një viti, por refuzonte të merrte ndihmën mjekësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button