Home / Kronika / Kronika e zeze / Shijak, përplasen dy makina; një i vdekur dhe një i plagosur

Shijak, përplasen dy makina; një i vdekur dhe një i plagosur

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, në orët e vona të së enjtes.

Sipas policisë, në vendin e quajtur varrezat e lagjes “Keçi” në Shijak, 20-vjeçari nga Dibra, me inicialet E.A., duke drejtuar automjetin BMW, me targa AA266IN, është përplasur me një tjetër mjet, tip “Benz”, me targa AA364LL, që drejtohej nga 20-vjeçari H.P., banues në Shijak.

Për pasojë ka humbur jetën 77-vjeçari L.C., nga Dibra, i cili ishte pasagjer në automjetin BMW, si dhe është dëmtuar rëndë drejtuesi i automjetit tjetër, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Pas veprimeve në vendin e aksidentit, policia konsideron si shkaktar 20-vjeçarin E.A., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim për d yakuza; “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.