Amerika

Ish-senatori demokrat James Webb i bashkohet garës presidenciale në SHBA

Një tjetër ish-senator i bashkohet garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është James Webb, 69 vjeç, i cili ka shërbyer në Senat dhe ka marrë Kryqin e Marinës për heroizëm në luftën e Vietnamit. Ai e njoftoi kandidaturën e tij si përfaqësues i Partisë Demokrate.

Webb i bashkohet ish-sekretares së Shtetit, Hillary Rodham Clinton, 67 vjeçe, senatorit të Vermont, Bernie Sanders, 73 vjeç, ish-guvernatorit të Rhode Island, Lincoln Chafee, 62 vjeç dhe ish-guvernatorit të Maryland Martin O’Malley, 52 vjeç, në garën brenda partisë para nëntorit të 2016-ës.

Webb u zgjodh me vështirësi në Senat nga Virginia në vitin 2006, në një fushatë të minutës së fundit që përmbysi një republikan konservator në detyrë dhe u dha demokratëve vendin e fundit që ata kishin nevojë për të marrë shumicën në Dhomën e Lartë.

Ai bëri një fushatë të ashpër elektorale duke u përqëndruar sidomos në shërbimin ushtarak të tij, madje duke përmendur edhe shërbimin ushtarak të djalit të tij në Irak.

Webb kundërshtoi planet e Presidentit George W. Bush për të shkuar në luftë në Irak, në vitin 2003.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button