Politika

PD kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kurbin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shqyrton të premten ankimin e Partisë Demokratike, që kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në zonën zgjedhore nr.15, bashkia Kurbin.
Juristi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, duke paraqitur pretendimet e subjektit ankues, tha se vendimmarrja e Komisionit Zgjedhor e datës 20 qershor për nxjerrjen jashtë loje të komisionerëve të opozitës në KZAZ nr. 15 ndikoi tek procesi zgjedhor duke i hapur rrugën një procesi të pabalancuar, jotransparent dhe joligjor.
“Me vendimin e saj të datës 20 qershor KQZ i hapi rrugën një procesi joligjor, i cili nuk mund të sillte një rezultat të besueshëm e të rregullt. Anëtarët e opozitës të shkarkuar nga ju prishën balancat në KZAZ-në nr.15 duke çuar në deformimin e rëndë të procesit. Manipulimi i tij filloi nga tavolina e KQZ-së””, iu drejtua juristi Kaso anëtarëve të KQZ-së

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button