Horoskopi

Horoskopi për datën 3 korrik 2015

Dashi

Kjo është një ditë gjatë së cilës në sajë të ndikimit të Diellit dhe të Neptunit nuk rekomandohen veprime financiare, por ju gjithsesi mund të mbështeteni në një tjetër aspekt, cilido qoftë ai.

Demi

Një takim ose një njohje e re mund të bëhet e çmueshme edhe për aktivitetin tuaj dhe bizneset. Akoma dhe më mirë nëse e ndeshni edhe gjatë udhëtimeve.

Binjakët

Sot do t’ju shqetësojë më shumë ambienti ku punoni, apo aty ku keni biznesin tuaj privat. Për sa u përket përpjekjeve do të favorizoheni nga Mërkuri dhe Urani. Do t’ju lindë një ide gjeniale.

Gaforrja

Neptuni në shenjën tuaj do të dhurojë pozitivitet, duke u stimuluar edhe nga dielli, kështu që mund të mbështeteni te ndihma që tashmë ju duhet në punë dhe familje.

Luani

Jeni të bukur ashtu siç jeni, Afërdita do t’ju bëjë tërheqës. Financat tuaja do të vihen në rrezik të plotë. Për sa i përket shëndetit do të keni disa shqetësime të vogla.

Virgjëresha

Dashuri, pasion dhe takime… duket se do të përjetoni një dashuri pa shumë mendime sot, pa kujtuar të djeshmen dhe duke jetuar plotësisht të sotmen.

Peshorja

Sot më së shumti do t’ju interesojë familja juaj duke iu kushtuar një vëmendje të veçantë deri në mbrëmje vonë. Është e qartë se puna fundja duhet të kalojë në plan të dytë. Por duhet të jeni vigjilentë.

Akrepi

Sot, për shkak të Hënës dhe Neptunit, do të keni gjithçka nën kontroll. Veçse kjo gjë do t’ju lodhë shumë psikologjikisht. Në mbrëmje dedikojuni një pasioni.

Shigjetari

Ajo çka është më e bukur te ju ka të bëjë me bujarinë, me nevojën për t’i bërë të lumtur të gjithë njerëzit e afërt, familjen dhe miqtë. Nëse do të ndërmerrni një udhëtim gjërat nuk do t’ju shkojnë edhe aq mirë.

Bricjapi

Nga shtrati do të çoheni paksa të trullosur, si pasojë e hënës së plotë. Bëni diçka ndryshe për t’u zgjuar. Për sa u përket financave ju këshillohet të mbani linjën tuaj të përhershme.

Ujori

Sot do të keni një dëshirë të madhe për të bërë një çmenduri të vogël. Mos e ndaloni veten nëse kjo gjë ju bën të lumtur. Në punë bëhuni më impenjativ.

Peshqit

Neptuni do t’ju bëjë çdo ditë e më shumë aktivë. Kjo për ju do të thotë një zgjidhje e problemit për sa u përket marrëdhënieve dhe efekteve tuaja në shoqërinë ku bëni pjesë. Do të merrni surpriza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button