Home / Kronika / Sociale / Veliaj: Rritje pensionesh për qytetarët në masën 2 %

Veliaj: Rritje pensionesh për qytetarët në masën 2 %

ministri-Erion-Veliaj2-466x350Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat nga kryeministria, bëri të ditur vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave për rritjen e pensioneve në masën 2%.

Sipas tij, ky vendim parashikon që të rriten në masën 2% pensionet e plota, të pjesshme, pensionet e reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi si në qytet ashtu edhe në fshat.

Ndërkohë Veliaj bëri publik se është vendosur që të rriten në të njëjtën masë edhe pensionet suplementare për ushtarakët, Policinë e Shtetit, punonjësve të gardës, Shërbimit Informativ të Shtetit, policisë së burgjeve, zjarrëfikësit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të punonjësve me tituj shkencorë, si edhe trajtimet e veçanta financiare të pilotëve, ish-detarëve, të ish punonjësvë të industrisë ushtarake, trajtimet e veçanta financiare të ish-minatorëve.

“Nga rritja e pensioneve dhe përfitimeve të tjera përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit, 150 mijë janë të fshatit, dhe 29 mijë janë përfitime të tjera për kategoritë e sipër-përmendura”, u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se reforma është gati për të kaluar reformën e pensioneve duke u ndalur në tre shtylla.

Së pari, që nga 1 janari i vitit 2015, pensionet e reja do të lidhen duke u varur drejtpërsëdrejti nga masa e kontributeve dhe nga vitet e siguruara, ç’ka do të thotë se do të kemi pensione më të larta për ata që kontribuojnë më shumë. Rritja e pensioneve do të prekë dhe ata me pagë minimale të jetë edhe pak më i lartë , ndërsa për ata me paga të mesme e të larta rritja do të jetë më e ndjeshme”, sqaroi ministri.

Së dyti, shtoi Veliaj është vendosja e drejtësisë sociale. “Dhe shtylla e tretë e reformës është rritja e shkallës së mbulimit, ose garantimi që askush të mos jetë më i pambrojtur. Një tjetër është bërja e skemës atraktive për të gjithë të punësuarit që të behën pjesë e saj e të kontribuojnë mbi pagën e tyre reale. Kjo do të ndikojë në uljen e informalitetit dhe punës së zezë pasi do të kemi aleatë të drejtpërdrejtë edhe vetë të punësuarit’ , tha ai.
Kjo reformë bazohet mbi postulatin “haka tek i zoti” ku do t’i jepet fund praktikës së deritanishme ku pensioni maksimal arrihej me pagën 380 mijë lek e çdo qindarkë e kontribuar mbi këtë pagë nuk reflektohej në pension”, tha Veliaj. Ndër të tjera theksoi se ‘edhe për kategoritë më vulnerabël e në nevojë, që janë ata qytetarë që rrezikojnë të mos përfitojnë fare pension, dhe kemi venodsur pensionin social për këtë kategori. Vitin që vjen këtë pension do ta përfitojnë rreth 5 mijë vet”.

Gjatë deklaratës Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nënvizoi përpjekjet për realizimin e marrëveshjes dypalëshe me vendet e tjera ku ka emigrantë shqiptarë me synim që gjithë mundi e djersa e tyre e kontribuar në vendet ku ata punojnë e jetojnë t’u njihet për efekt të pensionit.
“ Përveç marrëveshjes me Belgjikën që u ratifikua këtë vit nga Kuvendi kemi përfunduar marrëveshjet edhe me Kanadanë, Hungarinë, Rumaninë dhe Luksemburgun. Ndërkohë jemi në negociata me Maqedoninë, Cekinë. Parashikojmë e t’i përfundojmë vitin e ardhshëm edhe me shtete të tjera si Austrinë, Gjermaninë, Spanjën ‘, u shpreh ministri Veliaj.
Heqja e pensionit tavan dhe lidhja e kontributeve me benefited, përmendi ndër të tjera Veliaj se
bërë që të rritet interesi i të punësuarve për të qenë pjesë e skemës e për të deklaruar pagën e tyre reale. Këtë e vërtetojnë jo vetëm dëshmitë e partnerëve socialë por edhe shifrat e Drejtorisë së Tatimeve. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, numri i të siguruarve ka qenë 43,879 persona më shumë sesa tremujori i parë i vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.