Qeveritare

Meta në Lisbonë: Integrimi i Ballkanit, forcon stabilitetin e BE-së

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Lisbonë, u prit sot nga ministri i Jashtëm i Portugalisë, Rui Machete, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi kryeparlamentari Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Portugalisë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe veçanërisht në konsolidimin e perspektivës evropiane të vendit, duke nënvizuar se miratimi i statusit të vendit kandidat në BE është një lajm i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ministri Machete shprehu bindjen se Portugalia është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e axhendës evropiane, dhe vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe duhen çuar në një fazë më dinamike shkëmbimesh.Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit sot nga Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë z. Rui Machete...
Në këtë kuadër u vlerësua puna e ambasadës shqiptare dhe e dy Konsujve të Nderit në Portugali, ndërsa u konfirmua vendimi i palës portugeze për hapjen së shpejti të Konsullatës së Nderit në Tiranë, hap që do i shërbejë konkretizimit të shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.
Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, Meta dhe Machete ndanë bindjen se konsolidimi i një axhende të prekshme të integrimit evropian për qytetarët e të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit, do jetë një kontribut për forcimin e parametrave të sigurisë dhe stabilitetit për vetë Bashkimin Evropian, i cili mbetet i paplotësuar pa një Ballkan Perëndimor tërësisht të integruar.

Ministri Machete vlerësoi se vizita e z. Meta ne Portugali dhe forcimi i marrëdhënieve ndër-parlamentare do t’i japë një shtysë të rëndësishme konkretizimit të marrëdhënieve mes Portugalisë dhe Shqipërisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button