Home / Politika / KQZ vijon me miratimin e rezultateve për kryebashkiakë dhe këshilltarë

KQZ vijon me miratimin e rezultateve për kryebashkiakë dhe këshilltarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë dhe të hënën me miratimin e rezultateve për kryebashkiakë dhe këshilltarë.

Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të çertifikojë rezultatin e votimit të bashkisë Shkodër, të bashkisë Lezhë dhe bashkisë Lushnje.

Ndërsa javën e kaluar KQZ shpalli fituesit për postin e kryetarit në disa bashki të vendit. Kështu në Durrës u rizgjodh në këtë post Vangjush Dako, i propozuar nga koalicioni i majtë.

Në Fier, miratimi i tabelës përmbledhëse të rezultatit për këtë bashki nxori fitues Armando Subashin, i propozuar po nga e majta, i cili e merr për herë të parë këtë detyrë.

Në bashkinë Kamëz, KQZ shpalli fitues për postin e kryetarit Xhelal Mziun, kandidat i koalicionit të djathtë ‘Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet’.

Në bashkinë Vlorë sërish fituesi doli nga aleanca e majtë, me kandidatin Dritan Leli. Dhe në Korçë Sotiraq Fili, i propozuar nga PS, siguroi shumicën e votave, duke u rizgjedhur për një mandat të dytë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: