Home / Kronika / Sociale / Aktivitete festive në 6 vjetorin e Hyrjes së Beratit në UNESCO

Aktivitete festive në 6 vjetorin e Hyrjes së Beratit në UNESCO

Në ambjentet e “Qëndrës Mesjetare” në qytetin e Beratit, u zhvillua një aktivitet në kuadrin e 8-Korrikut, “Hyrjes së Beratit në UNESCO”.

Pikërisht në këtë date 6 vjet më parë, në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë të mbajtur në Kanada, Berati u rregjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.

Pas çeljes së aktivitetit me fjalën e rastit të Eugen Kallfani, drejtori i DRKK Berat, si dhe kryetarit të Bashkisë së qytetit, Fadil Nasufi, si pjesë e axhendës së aktivitetit u shpërndanë fillimisht disa fletpalosje informuese, me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e vazhdueshëm në mbrojtje te vlerave kulturore.

Fadil Nasufi, kryetari i bashkisë Berat

Fadil Nasufi, kryetari i bashkisë Berat

Në aktivitet, u organizuan dhe u shfaqën edhe disa ekspozita si Ekspozita Fotografike të titulluara “Si e shohin të Rinjtë Qytetin dhe Trashegiminë”, Ekspozita “Udhëtim në Kohë”, një Ekspozitë Artizanale si dhe një Ekspozitë me Piktura nga Shkolla e Mesme Artistike “Ajet Xhindole”.

Edhe më herët në një konferencë për shtyp si dhe në fjalimin e tij përshëndetës, Kryetari Fadil Nasufi vuri theksin mbi rëndësinë e vlerave tona kulturore dhe ruajtjen tyre. Në fund, grupi i këngëtarëve “Kënga Qytetare”, të Qëndrës Kulturore Margarita Tutulani kënduan këngë qytetare beratase për të pranishmit. Kontribut në organizimin e eventit dhanë edhe vullnetarët e Korpusit të Paqes si dhe Agjencia për Nxitjen e Biznesit Social.

Në datën 8 Korrik te vitit 2008 Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të  mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane. Berati, sipas Unesco-s është dëshmimtar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.

Në kriterin 3 të arsyes së nënshkrimit të Beratit në Unesco shprehimisht thuhet se Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane

në Ballkan, dhe të jetgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.

Kriteri 4 thotë se dy qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat Mesjetare që e paraprinë atë.

Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit i cili renditet kështu midis 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e Trashëgimisë së tyre Universale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: