Home / Te ndryshme / 43 vendet në botë ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza
Makao (qytet i Kinës)

43 vendet në botë ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza

A e dinit se në Makao, Korenë e Jugut, Brazil, Senegal e shumë vende të tjera që thjesht u kemi dëgjuar emrin, nuk ka nevojë për vizë për të udhëtuar?

Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, janë plot 43 vende ku shqiptarët mund të lëvizin pa nevojën e një vize afatshkurtër. Mes këtyre shteteve janë edhe ato të Bashkimit Europian, që kanë miratuar zonën Shengen.

Ndër 43 vendet janë gjithashtu dhe vende mjaft të njohura si destinacion turistik, por edhe vende për t’u eksploruar. San Marino dhe Monako janë dy shtete të vogla, por me një turizëm për t’u patur zili.

Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Korea Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.

Ndërsa në Egjipt, Bjellorusi dhe Haiti viza afatshkurtër merret në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.