Kronika e zeze

Fier, motoçikleta përplaset me maunen, dy të plagosur rëndë, njëri prej tyre në koma

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Levan. Ngjarja ndodhi sot në vendin e quajtur ‘Liqeni’. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy persona, është përplasur me një maune.

Mësohet se njëri nga të aksidentuarit është në gjendje kome, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Sakaq, sapo u njoftua për ngjarjen policia mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tij. Ndërsa dy të plagosurit u dërguan me urgjencë për mjekim në spital.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button